Telegrafi

Arrestohet një person në Gjakovë, detyroi motrat e mitura të kërkojnë lëmoshë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjakovë pasi dyshohet se ka detyruar dy motrat e tij të mitura të kërkojnë lëmoshë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemajli” në Gjakovë më 27.12.2021.

“Më datë 11.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka detyruar që të kërkojnë lëmosh dy motrat e tij të mitura”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/