Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, në lokalin e tij organizoi bixhoz

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi në lokalin e tij është zhvilluar aktivitet i  paligjshëm i lojërave të fatit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të martë, më 08.02.2022, rreth orës 21:30 në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi në lokalin e tij gjatë bastisjes janë gjetur pajisje që shërbejnë për lojëra fati (bixhoz) si dhe brenda lokalit ishin katër persona duke luajtur bixhoz.

“Janë konfiskuar pesë kompjuter. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version