Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij, transmeton Telegrafi.
Në raportin e publikuar nga PK thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.
Raste të tilla të dhunës në Kosovë janë mjaft të shpeshta./Telegrafi/