Një person është arrestuar nën dyshimin se është përfshirë në veprën penale “Trafikim me njerëz”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:00, në Ferizaj.
Tutje sipas raportit, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 16.12.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se është përfshirë në veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/