Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në Ferizaj, M.E, 27 vjeçar, i cili kërkohej për shitje të substancave narkotike.
Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë muajve, për veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge”.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/