Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Dragash, komuna e Prizrenit.
Siç njofton PK në raportin 24-orësh, i dyshuari mashkull ka marrë me dhunë vajzën e tij kundër vullnetit të saj duke e larguar nga personi i cili bashkëjetonte me të. Ai ka kërcënuar vajzën dhe ka mbyllur atë në një dhomë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh rreth orës 19:00./Telegrafi/