Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Banjskë – policia i gjeti xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe

Foto: Ilustrim

Një mashkull kosovar është arrestuar në Banjskë për armëmbajtje pa leje, pas një kontrolli në shtëpinë e tij nga policia.

Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një pushkë gjuetie me nëntë fishekë, si dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. Rasti është trajtuar me seriozitet, dhe i dyshuari është intervistuar nga policia.

Pas përfundimit të hetimeve, i dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version