Telegrafi

Arrestohet një person i kërkuar për veprat “Kanosje dhe lëndim trupor”

Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga hetuesit policor të stacionit Jugu, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar.

Personi i dyshuar, K. M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim me urdhëresë të gjykatës për veprën “Kanosje dhe lëndim trupor”.

Në njoftim thuhet se hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale. /Telegrafi/