Site icon Telegrafi

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime, ishte i dënuar për rrezikim të personave me mbrojtje ndërkombëtare dhe vjedhje të shërbimeve

Foto: Ilustrim

Policët e stacionit në Shtime në bazë të një informacioni të pranuar kanë arritur që sot rreth orës 06:10 në fshatin Godancë të Poshtëm të arrestojnë personin e kërkuar I.G (M/K), i moshës 37 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe Prishtinë, për veprat penale “Rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare” dhe “Vjedhje e shërbimeve” me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 10 muaj e 7 ditë.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version