Telegrafi

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Foto: Arkiv

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 06:20 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj ka arrestuar një person me inicialet N.Z, i moshës 47 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për dy vepra penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej 55 ditëve.

I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Telegrafi/