Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi kishte kanosur zyrtarin policor i cili i shqiptoi dënim për mosmbajtje të maskës.
Rasti ka ndodhur të hënën në Lipjan rreth orës 13:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tikete për mos mbajtje të maskës, ka kanosur zyrtarin policor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/