Site icon Telegrafi

Arrestohet një person i dyshuar për “kontrabandë me mallra ”

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës, ka arrestuar një person dje rreth orës 10:00 në një pikë kontrolli në  rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, zona e Vushtrrisë, pasi që drejtuesi i veturës me targa vendore, përveç që  nuk respektoi urdhrin e zyrtarëve policorë për ndalim, i njëjti devijoi nga rruga nacionale në drejtim të rrugëve të tjera.

“Njësitë policore janë vënë në ndjekje të veturës në distancë 10 km, ku i  dyshuari pas braktisjes së veturës në një zonë të thellë malore kishte bërë përpjekje që në këmbë t’u shmanget policisë,  si rezultuar i bashkëveprimit ndërmjet njësisë së trafikut dhe njësive policore në  Vushtrri, ka rezultuar që të ndalohet dhe arrestohet i dyshuari  K.K., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur rreth 119.000 copë cigare, të cilat janë konfiskuar nga autoritete doganore”, thuhet në njoftimin për media.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për ‘kontrabandë me  mallra’, ‘shmangie nga pagesa e tarifave doganore’. /Telegrafi/

Exit mobile version