Site icon Telegrafi

Arrestohet një person, bashkëjetoi me të miturën në Vushtrri

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti nga viti 2021 ka bashkëjetuar me një të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 30.08.2022, në Vushtrri.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Me datën 05.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin e bazuar se i njëjti nga viti 2021 ka bashkëjetuar me të miturën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version