Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Podujevë, ku një i mitur mashkull kosovar është arrestuar pas një sulmi me thikë ndaj një viktime, gjithashtu i mitur.
Si rezultat i sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar me urgjencë në QKUK për trajtim mjekësor.
Pas incidentit, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij sulmi janë në vazhdim. /Telegrafi/