Telegrafi

Arrestohet një i mitur në Fushë Kosovë, dyshohet se theri me thikë një bashkëmoshatar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur në Miradi të Ultë të Fushë Kosovës, pasi dyshohet se ka godit me thikë një të mitur.

Rasti ka ndodhur të enjte në ora 14:33.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 24 orë. /Telegrafi/