Një shtetase e Iranit është arrestuar pasi gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00 në Aeroportin “Adem Jashari”.
Tutje bëhet e ditur se pasaporta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Iranit pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/