Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një femër në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar bashkëshortin e saj.
Rasti ka ndodhur të dielën në orën 12:00.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/