Telegrafi

Arrestohet një femër në Podujevë

Foto: Ilustrim

Një person në Podujevë ka njoftuar se motra e tij e dyshuara femër K/Shqiptare, është parë në oborrin e shtëpisë së tij me një armë –revole në dorë.

Patrulla policore ka ndaluar të dyshuarën dhe gjatë verifikimit dhe kontrollimit në trup i është gjetur dhe konfiskuar arma-revole e llojit “Beretta” me katër (4) fishekë kal.7.65 mm.

E dyshuara pas shoqërimit dhe intervistimit në Polici me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/