Telegrafi

Arrestohet një femër në Podujevë, ushtroi dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e hënë në Podujevë.

Policia bën të ditur se ka arrestuar një femër në Podujevë, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, e më pas edhe ndaj anëtarëve tjerë të familjes, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, e me pas edhe ndaj anëtarëve tjerë të familjes. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej, Policia bën të ditur se e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/