Policia e Kosovës sot me datë 08.02.2022, në rajonin e Pejës, përmes një bashkëpunimi aktiv me Njësitin për persona të arratisur (FAST Kosova), dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërmjet autoriteteve kompetente, ka arrestuar të dyshuarën femër (viti i lindjes 1969), e dënuar nga autoritetet norvegjeze për trafikim droge.
Pas konfirmimit të identitetit të saj me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme.
Policia e Kosovës edhe në raste tjera është treguar e suksesshme në parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror.
Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit./Telegrafi/