Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer vjedhje të hënën në një lokal afarit në rrugën “Gjinollët”, në qytetin e Gjilanit.
Sipas një njofitmi për media bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për “Vjedhje”.
“Më datën 23.12.2024 kemi pranuar informacion për një rast vjedhje i ndodhur në një lokal afarist në rrugën ‘Gjinollët’ në qytetin e Gjilanit.
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative hetimore si rezultat i të cilave veprime dhe bashkëpunimit me media e qytetarë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i këtij rasti L.I. (mashkull kosovar i vitit të lindjes 1999) i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vjedhje’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/