Një person (i dyshuar) është arrestuar për sulmin që kishte kishte ndodhur më 23.07.2023, rreth orës 04:30 nё rrugën “Jeton Dedushaj”, në Pejë.
Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё së të dyshuarit dhe objekteve pёrcjellёse të tij.
“Nё vazhdën e hetimeve tё zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, sot me datё 07.09.2023, nё bazё tё urdhёresёs sё Gjykatёs Themelore nё Pejё, ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё personit tё dyshuar: F.S. i lindur më 1992 Kosovar/Shqiptar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe automjetin e të dyshuarit.
I dyshuar ёshtё intervistuar dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.
“Më 23.07.2023, rreth orёs 04:30 nё rrugën ‘Jeton Dedushaj’ kishte ndodhur një shpërthim.
Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë iu kishte përgjigjur rastit, aty kishte vërejtur se shpërthimi ka ndodhur para derёs sё shtёpisё sё viktimave dhe si pasojё dy vetura ishin dëmtuar, mirëpo pasoja nё njerёz nuk kishte pasur”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/