Site icon Telegrafi

Arrestohet një i dyshuar për “mashtrim me subvencione dhe ushtrim të ndikimit”, përfitoi dhjetëra mijëra euro kundërligjshëm

I arrestuari në fjalë veprën e kishte kryer gjatë vitit 2020.    

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Sektori  i Hetimeve të Korrupsionit, pas zhvillimit të hetimeve me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë,  lidhur me dyshimet për keqpërdorime me subvencione, ka siguruar prova dhe dëshmi se personi i dyshuar  me iniciale (XH.U.), përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme dhe duke ushtruar ndikim të kundërligjshëm ka përfituar subvencion në vlerë prej dhjetëra mijëra euro në vitin 2020.

Pas intervistimit, sot me datë 08.09.2022, i dyshuari me vendim të Prokurorit kompetent ndalohet për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore.

Exit mobile version