Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një të miture në gusht të vitit 2021.
Rasti kishte ndodhur në Prishtinë.
“Prishtinë (NN) Gusht 2021 – 16:00. Me datën 15.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale ‘Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare’”, thuhet në raport.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/