Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuari mashkull në Gllogoc pasi që i njëjti fillimisht ka penguar punëtorët e KEDS-it në vendosjen e disa shtyllave elektrike e më pas ka penguar edhe zyrtarët policorë, të cilët i ishin përgjigjur rastit.
Sipas raportit policor nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Telegrafi/