Telegrafi

Pesë persona u helmuan nga ushqimi në Podujevë, arrestohet pronari dhe mbyllet restoranti

Foto: Ilustrim

Një i dyshuar është arrestuar të dielën në Podujevë pasi dyshohet se pesë persona janë helmuar nga ushqimi në restorantin e tij.

Policia njofton se restoranti është mbyllur përkohësisht.

“Fsh. Merdare, Podujevë 24.09.2022 – 19:00. Me 25.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se 5 (pesë) persona/viktima meshkuj kosovar janë helmuar nga ushqimi në restorantin e të dyshuarit. Njësitë relevante policore dhe inspektoret e AUV-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i është mbyllur përkohësisht”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur si “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”. /Telegrafi/