Telegrafi

Arrestohet një 68-vjeçar, shiste sprej e pranga në Mitrovicë

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale mbajtje në pronësi, posedim kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve.

Arrestimi i shtetasit kosovar U.S. (68), është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara pasi i njëjti në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë është hasur në treg duke shitur gjëra të paautorizuara, transmeton Telegrafi.

Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë konfiskuar 11 sprej, pesë shufra metalike dhe tri palë pranga.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale mbajtje në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve. /Telegrafi/