Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 04:00 në pikën kufitare Hani Elezit është ndaluar personi L.M (M/K), i moshës 51 vjeçar.
I njëjti kishte qenë në kërkim nga policia e Ferizajt me urdhëresë të gjykatës Themelore të Ferizajt, për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 25 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/