Site icon Telegrafi

Arrestohet një 37-vjeçar në Podujevë si i dyshuar për dhunë në familje, policia i gjen armë e shufër metalike

Një person është arrestuar të premten mbrëma në Podujevë, pasi dyshohet për dhunë në familje.

Policia njofton se i arrestuari është N.S 37-vjeçar.

Në shtëpinë e të njëjtit policia ka gjetur dhe konfiskuar pushkë automatike AK47 dhe pistoletë, tre karikatorë, 35 fishekë dhe shufër metalike.

“Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërkohë, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. /Telegrafi/

Exit mobile version