Telegrafi

Arrestohet një 28-vjeçar në Suharekë, dërgohet në vuajtje të dënimit me burg një vit

Një 28-vjeçar me inicialet E.B është arrestuar këtë të enjte në Suharekë.

I njëjti ka qenë në kërkim policor, ndërsa arrestimi i tij është bërë në rrugën “Brigada 123” në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Me datë  22 Dhjetor  2022, rreth orës 13:10 Njësitet policore të Stacionit Policor Suharekë,  bazuar në informacionet e mbledhura në teren , kanë lokalizuar dhe ka arrestuar te dyshuarin  E. B (28 vjeçar) nga fshati Sllapuzhan, KK Suharekë”.

“I njëjti ka qenë në kërkim policor ndërsa arrestimi i tij është bërë në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë, në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren”, thuhet në njoftimin për media.

Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore ai është dërguar në burg në Prishtinë, në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej një viti. /Telegrafi/