Policia ka arrestuar një 19-vjeçar në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë.
Siç njofton policia, i dyshuari i kishte ofruar ndihmë viktimës për ta dërguar në spital, por i njëjti dyshohet se e ka dërguar në pyll, ku edhe e ka dhunuar atë, transmeton Telegrafi.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 13.07.2024, rreth orёs 02:45, është njoftuar se në lagjen Karagaç dy vajza kanё problem me njё person.Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes kanё takuar dy vajzat tё cilat deklarojnё se kishin dalё pёr tu zbavitur, pasi qe njёra nga vajzat (dëshmitarja), kishte konsumuar alkool dhe iu ёshtё pёrkeqёsuar gjendja, aty i dyshuari iu ёshtё ofruar qё ti ndihmoj pёr ti dёrguar nё Spital, mirpo i njëjti nuk i ka dёrguar nё Spital por nё drejtim tё kundёrt dyshohet nё (Pyll), mbi lagjen Zatra, ky dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën kundёr dёshirёs sё saj”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se fillimisht i dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs ne drejtim tё panjohur, por pas njё pune intensive tё Hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: G.T. i lindur me 2005
Pas intervistimit nga Hetuesit me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё pёr veprën penale “Dhunim”./Telegrafi/