Site icon Telegrafi

Ia vodhën biçikletën në vlerë 400 euro – policia ndalon të dyshuarin 57-vjeçar në Pejë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës se në hyrjen e banesës së tij ia kanë vjedhur biçikletën në vlerë prej 400 euro.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes duke kryer hetimet e nevojshme.

“Më datën 25.07.2022, në Stacionin Policor në Pejë është paraqitur viktima, i cili deklaron se nga person/a të dyshuar në hyrjen e banesës së tij i kanë vjedhur biçikletën në vlerë 400 euro. Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, nga viktima e rastit janë sjellë disa video incizime të cilat do të na ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas njoftimit pas një pune intensive nga hetuesit e stacionit policor në Pejë, më datën 10.11.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari me inicialet F.B, i lindur më 1965.

“Pas intervisimit i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orё, ndërsa biçikleta pas procedurave ligjore do t’i kthehet viktimës së rastit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version