Site icon Telegrafi

Arrestohet nga policia një person i kërkuar në Gjilan

Foto: Ilustrim

Policia në Gjilan në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar një person N.E. 1989, i kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Sipas një njoftimi për media, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, me dënim burgimi prej dy vitesh.

“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas njoftimit Policia ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, E-mail:info@kosovopolice.com  dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. /Telegrafi/ 

Exit mobile version