Një grua është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht fëmijën e saj të cilin e kishte bërë për spital.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti i arrestimit ka ndodhur të premten në Podujevë.
“Më, 12.03.2021 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijë së saj. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/