Telegrafi

Arrestohet në Vërmicë një shtetas i Shqipërisë, dyshohet për tri vepra penale

Foto: Arkiv/Ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Kontrabandë me migrantë, Posedim i paautorizuar i narkotikëve, dhe Kalim i paautorizuar i kufirit”.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar rreth 3.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti nën hetime. /Telegrafi/