Site icon Telegrafi

Arrestohet në Prishtinë shtetasi turk i kërkuar nga INTERPOL për rekrutim të grave në prostitucion

Foto: Arkiv

Një shtetas turk është arrestuar sot në Prishtinë, pasi që i njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL-i.

I arrestuari është E.S i lindur në vitin 1981.

Arrestimi është realizuar pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia, ku E.S. dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që rekrutonin gra për t’i detyruar ato në prostitucion.

Arrestimi i tij ndodhi rreth orës 14:30 në Prishtinë.

Pas arrestimit, ai është dërguar në ndalim policor për 48 orë me urdhër të prokurorit, për të vazhduar me procedurat ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version