Telegrafi

Arrestohet në Prishtinë personi i kërkuar nga Gjermania, i njëjti kishte shtetësi të dyfishtë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim nga autoritetet Gjermane.

Sipas njoftimit për media thuhet se PK-ja kishte pranuar kërkesë nga shteti gjerman ku kërkohej bashkëpunim në ndalim e një personi të dyshuar për autoritetet gjermane.

“I dyshuari, i kërkuar nga autoritete gjermane ishte me shtetësi jordaneze dhe gjermane. Hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, pas një pune hetimore-operative kanë arritur që në një hotel në Prishtinë të lokalizojë vend-ndodhjen e personit të cilin ishin duke u kërkuar.

I dyshuari mashkull është arrestuar dhe është gjetur se ai posedon dy palë dokumente (jordaneze e gjermane), por me identitet të ndryshëm, përfshirë moshën në njërin dokument figuronte si 26 vjeçar e në tjetrin 23 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Hetuesit policorë të dyshuarin e kanë shoqëruar në zyre të FAST Kosova për të vazhduar me procedurat e parapara në raste të tilla.

Pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Themelore të Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/