Një person është arrestuar të hënën në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, pasi dyshohet për veprat penale “Falsifikim i parasë” dhe “Posedim i narkotikëve”.
Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 14.9 gram narkotikë të llojit Heroinë, 412 gram substancë e përzier, dy telefona celularë, një monedhë prej 10 euro e dyshuar për falsifikim dhe 326.5 euro.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 13.06.2022-14:00. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar, 14.9 gram narkotikë të llojit Heroinë, 412 gram substancë e përzier , dy telefona celularë, një monedhë prej 10€ e dyshuar për falsifikim dhe 326.5 €”, thuhet në raportin e policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/