Telegrafi

Arrestohet në Ferizaj një person i kërkuar për vjedhje  

Foto: Ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur që të arrestojë një person me inicialet E.B, 23 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje”, me dënim burgimi prej tre muajve.

Ndërkaq, ndaj tij në gjykatë janë duke u zhvilluar edhe procedura tjera, për shkak të 5 veprave tjera penale (tri raste ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe dy raste ‘vjedhje’).

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Telegrafi/