Telegrafi

Arrestohet në Çeki rusi Aleksandar Franchetti, kishte krijuar formacion paramilitar ‘Era e Veriut’ gjatë aneksimit të paligjshëm të Krimesë

Me anë të një urdhër-arresti ndërkombëtarë të lëshuar nga Ukrainë, autoritetet e Republikës Çeke kanë arrestuar shtetasin rus, Aleksandar Franchetti.

Franchetti kërkohej nga Kievi për dyshimet se ai është përfshirë në aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Ambasada ruse në Pragë konfirmoi më 12 shtator arrestimin e tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Pragës.

Disa ditë pasi ushtria ruse të okuponte këtë rajon, Franchetti krijoi një formacion paramilitar të quajtur “Era e Veriut”, që ndihmoi në marrjen nën kontroll të linjave të energjisë dhe tubacioneve të gazit.

Lexo po ashtu Perëndimi unanim kundër Rusisë: Krimea është e Ukrainës, mbështesim sovranitetin brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht

Gjatë një interviste të postuar në YouTube, ai kishte thënë se kishte vepruar në koordinim me komandën detare të Rusisë në portin Sevastopol në Krime.

Sipas raporteve të medieve, Franchetti ka jetuar në Republikën Çeke që nga viti 2000 dhe ka punuar si trajner fitnesi. /Telegrafi/