Në qershor të vitit 2017, modelja ruso-spanjolle, Luisa Kremleva, e akuzoi Theo Hernandezin për ofendim seksual në një klub nate në Marbella të Spanjës.
Mirëpo, bukuroshja tash është arrestuar, pasi që është mësuar se akuza ishte e rrejshme dhe se ajo ka gënjyer.
Ndaj saj është ngritur padia për akuzë të rrejshme lidhur me një krim dhe Zyra e Prokurorit do të marrë vendim për procedurat e mëtutjeshme.
Luisa kishte montuar fotografi, në të cilat shfaqej me mavijosje dhe shenja të lëndimit, ndërsa imazhet u publikuan asokohe nga revista Interviu.
Zyra e Prokurorit në Spanjë kërkon që modelja të dënohet me burg për shpikje të dhunës. Policia e ka arrestuar dhe gjykatësi i rastit do të vendosë në lidhje me vazhdimësinë e rastit. /Telegrafi/