Është arrestuar një i mitur në Pejë, pasi kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, ku pastaj të njëjtën edhe e kishte sulmuar, njofton policia.
Sipas policisë ky person, është dërguar në mbajtje pas intervistimit nga ana e prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton polica./Telegrafi/