Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast shërbime seksuale të viktimës së trafikimit që ka ndodhur në Podujevë.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.
“Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/