Inspektori tatimor në ATK, është arrestuar pasi që kishte kërkuar nga një pronare e biznesit 350 euro, me qëllim të zvogëlimit të borxhit ndaj ATK-së.
Sipas raportit policorë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:30, në Prishtinë.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/