Site icon Telegrafi

Arrestohet holandezi në Tiranë, kapet me kokainë

Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas njoftimit të policisë, ,ë datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani” në Tiranë.

Pasi kanë shkuar në vendngjarje, policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B. Gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

“Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thekson policia. /Telegrafi/

 

Exit mobile version