Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një femër në Pejë, pasi që e njëjta dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijët e saj.
Siç bënë të ditur policia gjatë arrestimit të saj kjo grua e ka sulmuar fizikisht edhe zyrtaren policore.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e sajë. Gjatë arrestimit e dyshuara ka sulmuar fizikisht zyrtaren policore, viktimën femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./Telegrafi/