Një person është arrestuar në Gjakovë, i dyshuar që ka kryer veprën penale “sulm seksual”.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare”, njofton policia.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/