Site icon Telegrafi

Arrestohet Gëzim Ademaj, Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin që ishte në kërkim, Gëzim Ademaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë falënderon qytetarët të cilët kanë ndihmuar për kapjen e personit të kërkuar, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 26.04.2021,është bërë arrestimi i tij. Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se “për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”.

“Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnëё qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”. /Telegrafi/

Exit mobile version