Telegrafi

Arrestohet ferizajasi, kishte shitur veturën e vjedhur

FotoL Ar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Ferizaj me nënshtetësi norvegjeze pasi dyshohet se ka shitur veturën e tij e cila dyshohet se ka qenë në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 10:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – shtetas i Norvegjisë pasi që i njëjti dyshohet se ka shitur veturën e tij e cila dyshohet se ka qenë në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur”, thuhet në raport.

Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/