Dy persona janë arrestuar pas plagosjes së gruas në Fushë Kosovë. Njëri pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, ndërsa tjetri pas dyshimeve se e ka larguar nga vendi i ngjarjes armën me të cilën është plagosur viktima.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë njëri nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës kosovare, ndërsa i dyshuar tjetër pas dyshimeve se ka marrë armën e cila është përdorur, për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/